TIRANE

Lyrical Son është një prej reperëve më të dashur shqiptarë. Ai është gjithmonë aktiv në rrjete sociale, ku shumica e postimeve që ai ndan me ndjekësit, i dedikohet familjes së tij.

Ditën e djeshme vajza e tij e vogël, Erika festoi ditëlindjen e dytë dhe reperi organizoi një festë për ta bërë të lumtur vogëlushen e tij, ndërsa pamjet i ka ndarë në rrjete sociale.

Krahas postimit, reperi ka zgjedhur edhe fjalët më të ëmbla nga zemra për të uruar të bijën. “Urime shpirti i babit. Ishalla je mire me shendet e te gjitha te mirat e kesaj bote. T’don babi shume. #Erika2 #Arifi.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb