Ky ishte një derbi që pritej të thoshte shumë mbi fatet e titullit kampion, por X lë gjithçka hapur, diskutimi nuk ndryshon shumë pavarësisht se Tirana hedh një tjetër hap të sigurt. Barazimi 1-1, për vetë kushtet se si vinin në këtë derbi të fundit sezonal, me shumë mungesa dhe me një grup të limituar, u festa si një sukses në radhët e bardhebluve.

Shehi
Shehi

Tre javë përpara fundit, Tirana arrin të ruajë diferencën prej dy pikësh në raport me Partizanin, për presidentin Halili janë shumë, por jo për trajnerin Shehin, i vetëdijshëm se në tre javë mund të ndodhë çdo gjë, në një kohë kur të gjithë kundërshtarët janë ende në garë për objektivat e tyre. Po aq e rëndësishme se sa derbi përballë Partizanit, është sfida e radhës për Tiranën, transferta kundër Laçit.

347442138 632089702279629 4958075640879675198 N
347442138 632089702279629 4958075640879675198 N

Lajmi i mirë që në këtë sfidë, Shehi do të ketë në dispozicion dy elementë si Hila dhe Florent Hasani. Partizani doli i pamposhtur nga derbi, por humbi shansin e fundit për të pasur në dorë fatin e titullit. Të kuqtë duhet jo vetëm të fitojnë sfidat e fundit, por në të njëjtën kohë të shpresojnë që Tirana të lë pikë rrugës. Malorja vjen shpejt që këtë të diel teksa përballen me Vllazninë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb