SHBA/KALIFORNI

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat vendase shkruajnë se babai dhe tre fëmijët e tij ndërruan jetë si pasojë e një zjarri, i cili përfshiu banesën e tyre dhe shkaktoi këtë tragjedi të madhe.  Babai tentoi t’i shpëtonte fëmijët nga zjarri, por përpjekja e tij ishte krejt e pamundur. Burri, Juan Moreno ndihmoi gruan e tij, Chistine që të shpëtonin vajzën tjetër, 11-vjeçaren Jaelyn.

Por, ai u rikthye sërish në shtëpi për të shpëtuar dy vajzat, 4-vjeçaren Jannesa dhe 12-vjeçaren Maria.  Kjo përpjekje titanike e babait nuk rezultoi e suksesshme, pasi të tre humbën jetën mes  flakëve.

Djali tjetër i familjes, 8-vjeçari Isaac, i cili fillimisht u dërgua në spital humbi jetën më vonë për shkak të plagëve të rënda.  Fqinjët e familjes fatkeqe treguan se zjarri fillimisht nisi në pemën e Krishtlindjes, të cilën familja e kishte vendosur në derën kryesore të apartamentit ku ata jetonin.

Capture
Capture

Flakët në banesë u përhapën me shpejtësi në apartamentin dy katësh duke detyruar edhe rezidentët e tjerë të braktisin shtëpitë e të dilnin përjashta. “Nuk e kuptoj si plasi aq shpejt”-treguan  fqinjët.

Zjarrfikësit punuan me orë të tëra për të vënë flakët nën kontroll, ndërsa tregun se trupat e pajetë të babait dhe dy vajzave të tij i gjetën në dhomën e gjumit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb