Teksa nuk ndajnë shumë nga 4 korriku, dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada Amerikane në Tiranë ka organizuar një ceremoni festive.

Mësohet se në këtë ceremoni, të organizuar nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, marrin pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta si dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi si dhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Po ashtu, bëhet e ditur se eventi në fjalë po mbahet në ambient të hapur, për shkak të zbatimit të masave anti-COVID.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: