Fluks i shtuar i emigrantëve shqiptarë është konstatuar prej 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku kanë hyrë 5866 shtetas kryesisht emigrantë që kthehen për të festuar Pashkët.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se nga numri i lartë i shtetasve që kthehen në Shqipëri pala shqiptare po punon me sportelet maksimale për të përballuar fluksin. Kremtohet e premtja e zezë në qytetin e Korçës qindra qytetarë besimtarë ortodoksë dhe turistë i janë bashkuar organizimeve të mëdha në qytet për të ndjekur nga afër ritin e kalimit në epitaf.

  • foto galeri

Si fillim epitafet e 7 kishave janë bashkuar në sheshin para Katedrales “Ringjallja e Krishtit” dhe më pas të shoqëruar nga besimtarët kanë përshkuar rrugët e qytetit. Procesioni është udhëhequr nga Mitropoliti i Korçës imzot Johani ndërsa besimtarët ortodoksë kanë kremtuar të premten para pashkës që ndryshe njihet si e Premtja e Zezë, ditë e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.

Kjo ditë shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: