POGRADEC- Përgjatë një jave në Pogradec janë shfaqur pro dhimet më të mira kinematografike të rajonit, në festivalin ndërkombëtar të filmit dhe kulinarisë. Në mbrëmjen finale të së shtunës u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. Fituesit e këtij festivali i kanë marrë kupat nga personazhe të njohur të skenës dhe kinemasë shqiptare si Tinka Kurti (e cila ishte dhe presidentja e nderit të këtij edicioni), Dhimitër Anagnosti, Roza Anagnosti, Guljem Radoja etj. Përveçse një njohje me kinemanë ballkanike, festivali u kthye përgjatë një jave dhe në një vend takimi për emra të njohur të skenës, të cilët janë miqtë e përhershëm të këtij eventi.

Çmimet janë ndarë për të gjitha kategoritë, duke nisur nga dokumentari deri te filmat me metrazh të shkurtër që janë një tjetër risi e këtij festivali. Kosova është nderuar në këtë festival me disa çmime. Regjisori Luan Kryeziu mori çmimin e festivalit për filmin “Heroi”, një film që ka marrë dhe vlerësime të tjera ndërkombëtare.

Alban Ukaj dhe Ylli Çitaku janë vlerësuar në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër me filmin “Kali”. Më poshtë sjellim të gjithë çmimet që u ndanë të shtunën në mbrëmje në festivalin ndërkombëtar të filmit dhe kulinarisë në Pogradec.

 Special Mention: Miriam Majlind Samardxha (Kosovë)
 Special Mention: Nameless children (Turqi) Sulejman Karalsan, Mimoza Shuli, Rifat Erkek
 Çmimet për filmat e shkurtër
 Special Mention: Granddaughter Kroaci, Tomislav Sestan, Kristina Doric
 Best Short: Kali, Alban Ukaj / Ylli Çitaku Kosovë  Staff Award: Voice Mail, Kroaci
 Best Animation: Butler Choice, Padelis Paradisis (Greqi)
 Best Student Dokumentar: Feeling Lucky, Evangelos Vrohidis
 Special Mention: A political Care, Ermela Teli (Shqipëri)
 Juri Award: 400 years search, Heidi Kancler, (Slloveni)
 Sam Roma, Maria Danezi (Greqi)
 Çmim special nga Bashkia Pogradec, “Monumenti”, Eva Hausburger (Austri)
 Best Dokumentary, Grad Prize: Paolos Dream, Kireneos Papadimatos (Greqi)
 Best Student: Ira Dika me Boil
 Staff Award “Heroi”, Luan Kryeziu (Kosovë)
 Recognition Award: Karafil Shenaj, Mountain in front
 Çmimi i madh: Bota, Iris Elezi dhe Tomas Logoreci

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb