Festivali i Filmit në Kanë 2022 nisi zyrtarisht më 17 maj e do të përfundojë më datë 28.

Disa nga yjet tanë të preferuar janë nisur me avion për të marrë pjesë në ceremoninë vjetore që mbahet në Francë.

Ndër premierat e parashikuara janë “Top Gun: Maverick” (me protagonist Tom Cruise) dhe Elvis (me Austin Butler). 21 filma të tjerë po luftojnë për çmimin prestigjioz të Festivalit, ‘Palmën e Artë’.

Eva Longoria, Katherine Langford dhe Lashana Lynch ishin ndër të parët që erdhën në festën historike, me secilin yll që befasoi me fustanet e paraqitjet elegante.

Gjithashtu ndër të parët që doli në tapetin e kuq ishte Forest Ëhitaker, të cilit iu dha një ‘Palmë e Artë’ sipas Associated Press.

Sipas gazetës, Forest, i cili fitoi aktorin më të mirë në Kanë në 1988 për interpretimin e tij në “Bird” të Clint Eastëood, tha se ai dëgjonte ende thirrjet “Klint Klint” nga turma që i “tingëllonin në vesh” ditën e sotme.

Sa për momentet më të paharrueshme nga festivali, na mbetet vetëm të presim dhe të shohim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: