TIRANE- Festivali i këngëtarëve të rinj lirikë “Jorgjia Truja”, do të organizohet nga 20-27 mars, në edicionin e III-të të tij, në Tiranë.

Në këtë garë, të zhvilluar nga Shoqata kulturore EPTA, marrin pjesë të rinj të moshës midis 15 dhe 25 vjeç që vijnë nga Shqipëria por edhe nga vendet fqinje si: Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Në përfundim të festivalit do të organizohen dy koncerte: 23 mars, ora 17:00, në Ministrinë e Kulturës me finalistët e garës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: