Gjirokastra ka mirëpritur aktor nga e gjithë vendit gjate javës qe lamë pas të cilët me interpretimin e tyre u bene pjese e festivalit mbarëkombëtar Kadri Roshi, i cili u zhvillua në Gjirokastër. Për aktorët pjesëmarrës në këtë event çmimi i parë i këtij festivali i takon pikërisht publikut. Aktori Viktor Zhusti u shpreh se Gjirokastrës i kishte munguar një ngjarje e tillë që tregoi etjen e madhe të publikut për artin.

Në përfundim të festivalit u ndanë 8 çmime për trupat pjesëmarrëse tre nga të cilat iu dhanë trupës së teatrit “Skampa” të Elbasanit që mori jo vetëm trofeun e shfaqjes më të mirë, por edhe atë të regjisorit dhe aktorit më të mirë.

Por tej vlerësimeve pozitive, për kryetarin e jurisë së festivalit, Timo Flloko, festivali dëshmoi nevojën e rritjes së nivelit dhe profesionalizmit në teatrin shqiptar. Ai theksoi se shfaqjet e mira ishin të pakta dhe juria rrallëherë gjeti të pranishme të gjithë komponentët artistikë.

“Shfaqjet mund të kishin një nivel më të mirë. Si juri mendojmë se teatri duhet të rrisë profesionalitetin e vet, nivelin e vet në të gjitha drejtimet pasi krahas vlerave në ato shfaqje të pakta të mira, duhet të rritet niveli. 7 shfaqje ku pak herë i gjetëm komponentët ne harmoni artistike e profesionale të kënaqshme, nuk i mohojmë vlerat. Mesazhi i jurisë përmes gjykimit për krijuesit e regjisorët qe në të ardhmen të jenë më pretenciozë”, tha Flloko.

Eventi i rëndësishëm teatror u zhvillua pikërisht në kremtimin e 50-vjetorit të krijimit të teatrit të Gjirokastrës. Ka përfunduar festivali i teatrove “Kadri Roshi” zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës me pjesëmarrjen e aktorëve nga i gjithë vendi. Aktiviteti kulturor, i cili mbërtheu artdashësit gjirokastrit u zhvillua në kuadër të 50 vjetorit të krijimit të teatrit të Gjirokastrës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb