Në institucionin e Presidentit të Republikës është organizuar Festivali Kombëtar i Bujtinave, Restoranteve dhe Prodhuesve Vendorë Turistikë.

Të pranishëm në këtë aktivitetin janë edhe përfaqësues të industrisë së turizmit. Presidenti Meta deklaroi ndër të tjera në fjalën e tij se ky festival është një manifestim i vlerave më të mira të mikpritjes.

“Ne krenohemi me kulinarinë e cila na lë përshtypje shumë të forta. Faleminderit për të gjitha ato produkte që keni sjellë sot. Sa i takon stomakut të zotit Bujar, ai do të ketë probleme. Të nderuar përfaqësues, mjeshtra të kuzhinës sonë, jam krenar të jemi sot sëbashku. Sot e keni stolisur këtë institucion me prezencën tuaj , me njerëz të punës.

Të nderuar përfaqësues të turpit diplomatik, mirë se keni ardhur.
Prania juaj sot e bën edhe më të larmishme këtë ngjarje, një falënderim shkon për shoqatën e restoranteve dhe kryetarin e saj. Ju miq që bashkëjetoni me turizmin na keni bërë krenar. Është puna e juaj së bashku me fermerë ,blegtorë , prodhues keni marrë një peshë të madhe jo vetëm për rritjen e ekonomisë së vendit por edhe të sipërmarrjeve të vogla. Vendi ynë ngjall shumë interes jo vetëm për mikpritjen por edhe për kulinarinë tonë. Sot kemi mundur të krijojmë një kuzhinë të markës shqiptare. Të nderuar mjeshtër të mëdhenj të kuzhinës…”, tha presidenti Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb