Drejtoresha e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, Zamira Kita ka folur sot për festivalin mbarëkombëtar të komedisë ‘Koko Fest’ që po mbahet në Korçë prej një jave. Në një lidhje skype për rubrikën ‘News24’ pohoi se ‘Koko Fest’ e nisi siparin këtë vit me komedinë “Vdis duke qeshur”.

Ajo mes të tjerash ‘zbërtheu’ edhe mesazhin e kësaj komedie, që ishte; “jetoje jetën pa pengje”.

“Menduam ta çelim me “Vdis duke qeshur” të për ta hequr më pas dekorin, dhe për të vazhduar me të tjerat shfaqje. ‘Kjo komenti është mesazh që; jetoje jetën në mënyrë të tillë, që kur të vdesësh të mos kesh asnjë peng. Asnjë gjë mos e lërë për nesër. Pasi për shoqen tonë të katërt, e nesërmja nuk erdhi kurrë (Historia nga komedi). Korça ka dhe një produksion tjetër. Sot do të luhet ‘5 ditë mbret’.”, tha ajo.

Ndër të tjera Kita tha se në këto 7 ditë në Korçë është festë e madhe teatrore, por duke marrë parasysh situatën për shkak të pandemisë, qytetarëve do iu duhet të respektojnë edhe rregullat anti-covid.

“Në 7 ditë, është një festë e madhe teatrore në Korçë. Jemi përpjekur që të kemi kapacitet të reduktuar. Dy shfaqet e tjera kanë qenë me kapacitet të reduktuar. Ndërkohë që nata finale do të ketë më shumë njerëz, por maskat i kemi shërbyer.”, pohoi Kita. Pyetjes së kur do të shfaqet për artdashësit në Tiranë komedia ‘Vdiq duke qeshur’, Kita tha se kjo do të ndodh shumë shpejt.

“Ne do të kemi në Korçë ‘5 ditë mbret’ më pas ‘vdis duke qeshur’ dhe menjëherë do ta kthejmë në Tiranë, do e gjej gjuhën me Hervin Çulin, dhe Altin Bashën te Eksperimentali.”, tha Kita.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb