TIRANE
Filmi “Burgu me dyer të hapura” është shfaqur në edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Regjisori Agim Sopi sjell konceptin e lirisë si mision jetësor.
“Burgu me dyer të hapura. Që në fillim ciceroni i burgut tregon se dyert e burgut dikur ishin rreptësisht të mbyllura dhe aty dyer hapeshin ose për të futur të burgosur të rinj ose kur të burgosurit dilnin prej aty si kufoma” thotë Sopi.
Dikur një djalosh që vuajti dënimin në burgun e Prishtinës ku kanë kaluar 600 mijë shqiptarë, sot personazhi i filmit është ciceron vullnetar që u rrëfen të rinjve të shkuarën, ndërsa në film lexohen edhe poezi.
“Janë poetët që kanë kaluar në atë burg dhe disa poezi që janë shkruar në atë burg dhe pasqyrojnë realitet delikatet te kohës”- ka thënë Agim Sopi.
Poezitë përcjellin metaforën e trupit të burgosur e shpirtit të lirë që nuk ndalet nga hekurat.