Mbrëmjen e sotme është organizuar Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut.  Në këtë festival të organizuar nga Kujtim Çashku kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me rektorin e Universitetit Luarasi, Etem Ruka  i cili do të jetë pjesë e programit. Po ashtu do të pranishëm kanë qenë edhe ambasadorë dhe personalitete të huaj.

Gjatë fjalës së tij Robert Çashku bëri një dedikim për  Sara Karim dhe Shamsia, vajza afgane filmat e të cilave do të shfaqen në këtë festival.

Ndërkohë drejtori, Robert Wilton ka shprehur rëndësinë e veçantë të reflektimit të shoqërisë lidhur me barazinë mes individëve por sidomos mes burrave dhe grave.

 

“I falenderoj të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë event të rëndësishëm. Ky festival është triumfi i disa arritjeve të rëndësishme. Është kënaqësia ime t’ju mirëpres në këtë vend unik. Thelbi janë të drejtat e njeriut që të besojmë në barazinë mes individëve, burrave dhe grave. Pse burrat shqiptarë po vrasin gratë? Kjo është një sfidë që përballet shoqëria shqiptare. Ka edhe shoqëri që i trajtojnë gratë si të ishin makineri për të bërë fëmijë? Pse ndodh kjo? Duhet të jemi të angazhuar për barazi nëse duam të ndryshojmë. Të rinjtë nuk duhet të mendojnë se janë superiorë ndaj vajzave. Fenomene të tilla paralizojnë shoqërinë tonë. Duhet të përmendim situatën në Afganistan dhe se çfarë po ndodh me gratë atje. Pretendojmë se regjimet si në Afganistan janë të ndryshme, por edhe shoqëritë tona janë në atë spektrum.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Veliaj ka shprehur kënaqësinë që bashkia mbështet këtë organizim. Duke [përmendur situatën në Afganistan, Veliaj tha se shumë prej nesh u sollën si pellazgë kur afganët mbërritën në Shqipëri ndërkohë që ne kemi qenë si ata para 30 viteve.

“Unë jam vetëm kryetari i Tiranës me trafik. Por ky është trafik i bukur pasi po ndodhin gjëra shumë të bukura. Subjektet e filmave do të jenë pjesë e bisedave tona. Ndër to tema e refugjatëve. Shumë prej nesh jemi sjellë si pellazgë me ardhjen e  afganëve kur ne para 30 vitesh kemi qenë si ta. Prandaj duhet të reflektojmë si shoqëri. Pasi teksa prisnim afganët përkujtonim anijet e Otrantos në Itali me shqiptarë. Jam i lumtur që bashkia e Tiranës është mbështetëse e këtij organizimi.

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: