Një vit më parë kur Eneda Tarifa u shpall fituese e Festivalit të 54-t të Këngës në RTSH, një prej këngëtareve që e kontestoi ҫmimin e parë ishte Linda Halimi, e cila e fitoi këtë vit festivalin. Një vit më parë, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Halimi shkruante se kishte ardhur koha që në Eurovision të përfaqësoheshim me një këngë me ritëm dhe me më shumë kënaqësi.

“Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetes, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet! Mjaft më me kengë depresive! U bëmë bajat, jo për gjë… Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë, kaq kisha. Shëndet për të gjithë”, shkruante Linda.

Megjithatë një pjesë e mirë e publikut e pëlqyen dhe e mbështetën këngën e Tarifës, por Linda Halimi ishte një prej atyre artisteve që e shprehën hapur kritikën për këngën “Përrallë”.

Por këtë vit, kur fituese u shpall Linda Halimi, i erdhi radha Eneda Tarifës t’i japë një përgjigje. Këtë vit, “Botë” është sërish një këngë me nota të theksuara pesimizmi, vaji e dhimbjeje – ato që Linda kishte kundërshtuar vetë një vit më parë.

Statusi i Enedës në profilin e saj në Facebook: “Mos erdhi gjë koha të të kthej statusin e vjetshëm e dashur Linda? Bota – “portokall”. (Këtu përjashtoj vetëm Klodjan Qafokun dhe Geri Xharin. Ky status nuk ka lidhje me ta). Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma!! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetes, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet! Mjaft më me kengë depresive!!! U bëmë bajat jo për gjë… !!! Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë kaq kisha. Shëndet për të gjithë”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb