Dje, më 23 maj 2023, u mbajt konferenca zyrtare e festivalit UNUM për edicionin e katërt. Një ngjarje e jashtëzakonshme muzikore që do të zgjasë nga 1 deri më 6 qershor në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ky manifestim ka shënuar edhe një herë fillimin e një periudhe të jashtëzakonshme për turizmin shqiptar, duke pritur me padurim turistë nga e gjithë bota.

Organizatorët e UNUM Festivalit janë të kënaqur të njoftojnë se deri më tani është arritur një shifër prej 90% të shitjes së biletave, duke treguar interesin e madh të publikut ndaj kësaj ngjarjeje muzikore. Festivali është përgatitur me përkushtim dhe me një vëmendje të veçantë ndaj detajeve, për të ofruar një përvojë të papërsëritshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Konferenca u hap me prezantimin e UNUM Festivalit nga Z. Mousa Ceesay, bashkëthemeluesi i festivalit, i cili shpalosi objektivat dhe vizionin e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme muzikore.

Nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, mori pjesë në konferencë dhe ndau perspektivën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në lidhje me rëndësinë e këtij festivali për të promovuar Shqipërinë si një destinacion turistik tërheqës për turistët e muzikës elektronike dhe citoi se:

“Ka një ndryshim nga viti i kaluar, ku u prezantuan DJ apo lloji i muzikës, ndersa sivjet u fol vetem per mjedisin, u fol vetem se sa miqesor eshte ky festival ne zonen ne te cilen zhvillohet, dhe besoj qe Unumi ka gjetur vendin ideal ne Shengjin”.

Më pas u zhvillua seanca për mbështetjen institucionale të UNUM Festivalit, ku u morën pjesë personalitete të rëndësishme nga fusha e qeverisë. Ministri i drejtsise Ulsi Manja dhe  nikoqiri i festivalit Kryebashkiaku, Z. Pjerin Ndreu, përfaqësuesi i Bashkisë së Lezhës, i cili shprehu mbështetjen e plotë të qytetit për organizatorët e festivalit dhe theksoi rëndësinë e UNUM Festivalit për zhvillimin ekonomik dhe turizmin në zonë. Ai vlerësoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje si promoteri kryesor i Shqipërisë në botë duke nënvizuar faktin se Shqipëria po bëhet një destinacion i rëndësishëm për të gjithë turistët e huaj.

Në vazhdim, përkrahësit komercial të UNUM Festivalit, theksuan rëndësinë e rëndësishme të kësaj ngjarje: Z. Luca Busi, President i Coca-Cola Bottling Albania, shprehu qëndrimin e kompanisë së tij për perkrahjen e këtij eventi, duke theksuar rëndësinë e nxitjes së kulturës muzikore dhe turizmit. Për më tepër, ai theksoi deshiren per kontribut te shoqerise CCBS në iniciativat e qëndrueshmërisë duke konsideruar si vendndodhjen dhe zonen e zhvillimit te festivalit po ashtu dhe  rolin e saj aktiv në ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve qe me sjelljen e tyre do të sigurojnë ruajtjen e mjedisit.

Gjithashtu z. Athanasios Paraskevas, Chief Commercial Consumer Officer i One Albania, ndau vështrime dhe perspektiva të kompanisë për përkrahjen ndaj organizimeve të tilla me nivel të lartë artistik dhe ekologjik.

Me mbështetjen e biznesit dhe institucioneve, UNUM Festivali tregon se është një projekt i suksesshëm që do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit për turizmin shqiptar dhe në rritjen e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Në gjashtë ditët e festivalit, publiku do të ketë mundësinë të gëzojë performanca të mahnitshme nga mbi 95 artistë të njohur ndërkombëtarisht dhe rajonalisht, duke përfshirë disa nga DJ-të më të mëdhenj të muzikës elektronike në botë. Përvoja muzikore e ofruar nga UNUM Festivali do të jetë e papërshkrueshme, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri shumë artistë të njohur botërisht.

Para fillimit të festivalit, organizatorët kanë vendosur të kryejnë një aksion të rëndësishëm pastrimi në plazhin e Shëngjinit. Ky veprim i lavdishëm tregon përkushtimin e tyre ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe bukurisë natyrore të këtij vendi. Kjo veprimtari reflekton gjithashtu përgjegjësinë e organizatorëve ndaj qytetarëve shqiptarë dhe vëmendjen që ata japin për ruajtjen e trashëgimisë natyrore të vendit. Nëpërmjet aksionit të pastrimit, organizatorët e UNUM Festivalit shprehin mesazhin se turizmi dhe kujdesi për mjedisin janë të pandashme dhe se një zhvillim i qëndrueshëm është thelbësor për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për Shqipërinë.

Me kalimin e ditëve, pritet që energjia dhe magjia e UNUM Festivalit të ndihen në të gjithë zonën e Shëngjinit.

Kjo ngjarje mbështetet nga Birra Korça dhe Birra Tirana.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb