Akademiku i njohur, Rexhep Qosja, festoi dje 86-vjetorin e lindjes.

Mes urimeve të shumta, shquante letra e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ndaj urimit të së cilës profesori i njohur reagoi me një vlerësim e mirënjohje të veçantë:

“Shumë e nderuar Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, Ju falemnderit pamatshëm për urimin Tuaj të veçantë me domethënien e me vlerësimin që më dhuruat me rastin e 86- vjetorit. Ua kthefsha në gëzime dhe me gëzime Ju dhe familjes Suaj të nderuar dhe të dashur. Me përzemërsi të përkushtuar REXHEP QOSJA”, shkruan Akademiku në mesazhin drejtuar sot Nikollës.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb