Përflitet se ajo e la pasi ai preferoi të kalonte një natë jashtë me çunat sesa të t’a shoqëronte atë në një event bamirësie. Ky është shkaku i parë i ndarjes së Casper Smart me Jennifer Lopez. Sot ata janë fotografuar secili në zona të ndryshme të New York City, por bie në sy që artistja është e buzëqeshur dhe aspak e mërzitur, ndryshe nga imazhi i Casper, i vrenjtur dhe i menduar.

Aktorja njëherazi dhe këngëtare, 47-vjecarja Lopez duket se nuk e ka kapërcyer lehtë faktin se i dashuri 29-vjecar ka festuar pa atë me Kany West e personazhe të tjerë në Las Vegas.

Lopez e Smart janë pajtuar dhe ndarë disa herë, por rekordet e ndarjes së këngëtares janë edhe më të mëdha.

Ajo u njoh me Casper pas ndarjes nga këngëtari latin, Marc Anthony, me të cilin ka binjakët Max dhe Emme.

Divorci u finalizuar në vitin 2014, por kjo martesë nuk ishte e para për Loez. Ajo u martua me koreografin Cris Judd, martesë që zgjati nga viti 2001-2003, kurse martesa e parë fare ka qenë ajo me Ojani Noa nga viti 1997 deri në vitin 1998.

Ndërsa lidhje ka pasur me Sean Combs në vitin 1999, si dhe fejesën e famshme me aktorin Ben Affleck. Plani për martesë me Affleck mori fund në vitin 2013, ku aktori la ceremoninë në minutën e fundit, duke lënë Lopez me gisht në gojë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: