Pas kryeministrit Edi Rama dhe kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi i ka uruar 85 vjetorin e lindjes, akademikut të njohur shqiptar, Rexhep Qoses.

Ruçi në urimin e tij e cilëson profesorin si një ndër thesaret më të çmuara të kombit, ndërsa shton se ai është një urë takimi i kulturës shqiptare me atë botërore.

“I dashur dhe i respektuar Profesor,

Sot ju festoni 85-vjetorin e lindjes. Dëshiroj të ndaj me ju gëzimin për këtë ditë të shënuar për ju, për Kosovën, për Shqipërinë, për të gjithë shqiptarët.

Ju uroj shëndet, jetë të gjatë, të lumtur e të begatë në shërbim të kombit.

Ju, i dashur Profesor, jeni një ndër thesaret më të çmuara të kombit shqiptar.

Kosova, Shqipëria dhe shqiptaria Ju janë dhe do t’ju jenë përjetë mirënjohëse për erudicionin Tuaj, ndërgjegjen kombëtare e qytetare, veprën Tuaj shkencore dhe kontributin kombëtar.

Ju jeni sot një ndër referencat më të rëndësishme të kombit shqiptar si edhe një ndër pikëtakimet e kulturës shqiptare me kulturën botërore.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në letrën e urimin për 85-vjetorin e Akademikut Rexhep Qosja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb