Prezantuesja e BBVA Arban Osmani është surprizuar në mesnatë, kur sapo ora ka shënuar 00:00 në transmetim direkt ka nisur një klip që kishte protagoniste pikërisht atë.

Kjo ishte me sa duket supriza nga bashkëshorti i saj, regjisori i spektaklit Eduart Grishaj dhe stafi i Big Brother për ditëlindjen e moderatores.

I gjithë publiku dhe ish-banorët u ngritë në këmbë duke kënduar “Gëzuar Ditëlindjen” për Arbana Osmanin.

Kjo e fundit me emocione pafund uroi gjysmën e saj më të mirë Eduart Grishajn, i cili po ashtu feston ditëlindjen sot.

Një buqetë me lule për Arbanën erdhi në studio, me rastin e ditëlindjes së saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb