Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzie Osmani ka festuar sot ditëlindjen. Ajo ka mbushur 50 vjeçe. Këtë ditë të veçantë, këngëtarja ka zgjedhur për ta festuar në shoqërinë e familjes, ku nuk kanë munguar dhe urimet nga miqtë e të afërmit.

Në postimin e publikuar në Instagram, aty ku numëron 238 mijë njerëz, Osmani falënderoi fansat për mbështetjen e vazhdueshme.

“Urimet e juaja te panumërta, dashuria juaj e sinqerte, respekti, arsyeja dhe motivi i punës time jeni ju, familja ime fansat e mi. Ju dua pa fund! Faleminderit”, ka shkruar ajo.

Përgjatë viteve, Remzia solli një sërë projektesh të suksesshme dhe shquhet si ndër zërat më të ëmbël të estradës. Këngëtarja është e pranishme në shumë emisione televizive si dhe në dasma e koncerte.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb