BERAT

62-vjeçarja nga Berati, Violeta Sadushi, jeton në kushte të mjerueshme. Ajo banon në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat dhe është e strehuar nê një banesë të njê familjari të saj,që nuk ka as kushtet minimale për të përmbushur nevojat bazë për mbijetesë.

Gruaja 62-vjeçare nuk ka në banesë as drita e as ujë, ajo nuk merr as pension apo ndihmë ekonomike, ndërkohë që në ndihmë të saj për të ngrënë i vijnë komshinjtë që i japin çdo ditë nga një pjatë gjellë dhe bukë.

Shitja e farave të lulediellit në një nga rrugët e lagjes është e vetmja mënyrë për Violetën që të sigurojë jetesës,edhe pse fiton më pak se 200 lekë (të vjetra) në ditë. Violeta Sadushi shprehet se,jeton e vetme pas vdekjes së bashkëshortit dhe se nuk ka asnjë të ardhur ekonomike dhe as banesë ku të fusë kokën. Në kushtet në të cilat ajo jeton, pa ujë e drita dhe pa asnjë ushqim për të ngrënë, Violeta bën apel për ndihmë. I vetmi ushqim që kishte në banesë, me të cilin Violeta do të festonte sot Kurban Bajramin, ishte buka me domate nën dritën e qirinjve.

“Pres nga komshijet të më japin për të ngrënë, në qoftë se s’do më japin një pjatë gjellë do e festoj Kurban Bajramin me bukë e domate”-,shprehet 62-vjeçarja Sadushi, që mes dhimbjes së madhe që po kalon u uron të gjithëve festën.

Koshmijet e saj,që i sjellin sa të mundin ushqime e gjellë,shprehen se Violeta jeton si në mesjetë,pa asnjë ndihmë ekonomike nga shteti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb