Tifozët italianë ishin “derdhur lumë” në rrugët e Romës për të festuar së bashku me heronjtë e tyre që heshtën Wembley dhe fituan evropianin. Kjo festë, në këtë formë, mbi një autobus të hapur, nuk do të ishte bërë e mundur nëse Chiellini dhe Bonucci nuk do të kishin negociuar personalisht me përfaqësuesit e rendit publik: “Më rezulton se Chiellini dhe Bonucci negociuan me shumë vendosmëri me personelin e rendit publik për të bërë të mundur këtë festë”, i tha një burim i sigurt “Corriere della Sera”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fakt, FIGC kishte kërkuar leje zyrtare që lojtarët dhe stafi i përfaqësueses të bënin xhiron në rrugët e qytetit mbi një autobus të hapur, atë që të gjithë panë, por kjo kërkesë iu refuzua në mënyrë kategorike. U hodh poshtë edhe varianti i dytë, që të ngjiteshin në një pedanë në “Piazza del Popolo”, në fund në mënyrë të çuditshme të gjithë tifozët panë lojtarët mbi një autobus të hapur, kjo me sa duhet vetëm falë këmbënguljes së dyshes së qendrës. Po i njëjti burim i tha “Corriere Dela Sera”: “Shpresoj që Italia të fitojë edhe Botërorin vitin e ardhshëm që të kemi të njëjtën festë, sigurisht duke negociuar personalisht me vetë lojtarët”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb