Ndonëse përballemi ende me pandeminë e koronavirusit, ka ende qytetarë shqiptarë që kthehen në atdhe, apo dhe anasjelltas.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se në 24 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 86 shtetas dhe 31 mjete.

Po ashtu mësohet se në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës kanë hyrë 1922 shtetas dhe kanë dalë 2090 shtetas. Pavarësisht situatës së shkaktuar nga koronavirusi, shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe jo vetëm, u kthyen pranë familjeve të tyre për të festuar festat e fundvitit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb