Histori të pathëna vinë për herë të parë në studion e ‘Opinion’ i cili është transferuar sot në një ambient të ‘Korpusit Universitar’. Kështu, Blendi Fevziu, ka treguar mbrëmjen e sotme një detaj interesant përgjatë intervistës me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Fevziu deklaroi se gjatë viteve ‘91, pikërisht në kohën kur zhvillonte praktikën në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, ka dashur të nxjerrë nga klasa Bashën, i cili gjatë asaj kohe ishte një gjimnazist.

Fevziu: Besoj se e mbani mend, ka qenë shkurti i ’91, kur tentova të nxjerr nga klasa. Ishin ditët e Lëvizjes Studentore, unë vija pak orë dhe kthehesha përsëri atje tek studentët. Sepse u kapëm në një debat për çështjen e Faik Konicës.
Basha:
E di që u zumë dhe që më kërkove të dal nga klasa, por unë refuzova. Ishte kohë rebelizmi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: