Banaliteti i rradhes se qeverise Rama , nje formular i ngjashem me nismat e ish-regjimit me te honepsur te shqiptareve kur brohoritej «Cfare do populli ben Partia» te ben kesaj here me shume per te qare se per te qeshur.

Ky formular eshte infantilizim i mbare nje populli , ose te pakten e asaj pjese te popullit qe ende ka mbetur ne Shqiperi pertej valeve te panumerta te atyre qe po braktisin parajsen e Edi Rames ne emigracion . Cili eshte kuptimi i kesaj mega farse ? Rames ne keto momente i nevojiten para , shume para. Arka e shtetit eshte bosh dhe FMN-ja po ngrys vetulllat. Andaj nuk jane pergjigjet e shqiptareve qe i interesojne Edi Rames sepse i kurre ai s’i ka pyetur. Ai s’i pyeti shqiptaret per gjera shume me serioze kur i vuri Kushtetutes shollen e Rilindjes vetem pak muaj para zgjedhjeve , pa gjykate kushtetutese te plote , pa parlament te plote , vetem per ta ndryshuar librin themeltar te Shtetit sipas interesit elektoral te partise se tij . E si mund t’u marre mendimin tani Rama shqiptareve, qe i quan vulgarisht ne formular « njerez » e jo qytatere kur nga ato pyetje ai nuk pret pergjigje por nje plebishit te masave qe ai tashme ka vendosur t’i marre

Si nje i droguar qe ka konsumuar gjithshka, dhe i duhet nje doze e re pertej borxhit te fundit prej 700 milione eurosh ne eurobonde, Rames i nevojiten shuma marramendese per t’ja dale me ate kerkesen e vazhdueshme te FMN-se per konsolidm fiskal qe do te thote se nuk mund te harxhosh me shume se ç’fiton . Ne raportin e para nje muaji Institucioni me i rendesishem financiar boteror nuk i kurseu asgje Rames nen nje rrebesh e kritikash. Vetem ne harkun kohor te tre viteve 2018 -2021 , pesha e koncesioneve ka kaluar nga 33% e GDP – se ne 50% ! Kur dihet se Prodhimi i brendshem Bruto i Shqiperise eshte 15 miliard dollare, llogaria eshte e thjeshte : PPP-te e Edi Rames gllaberonin tashme 5 miliard dollare me 2018 ndersa sot 7,5 miliard dollare ! Me kete ritem pas pak vitesh eshte e tere pasuria e krijaur nga Shqiperia brenda nje viti qe do te shkoje te vadise koncesionet e Rilindjes. Ne me te mirin e rasteve, FMN-ja parashikon qe borxhi public I Shqiperise te bjere ne nivelin e para kovidi-it (kur ishte tashme me i larti ne rajon) vetem me 2026. Gjate kesaj kohe inflacioni po shtohet, qe do te thote se normat e interesit po rriten dhe do rriten edhe me teper. Miliardat eurobonde borxh qe merr Rama me vazhdimisht do te kene si pasoje norma interesa te paperballueshme per shqiptaret. Duhen gjetur para pra. Si do ja beje qeveria pyet FMN-ja duke ditur se niveli i taksave ka arritur ne kocke dhe s’mund te ngresh taksa te reja. Po ashtu FMNja refuzon kategorikisht futje parash ne ekonomi nepermjet amnistirash fiskale qe çojne ne pastrim parash . Institucioni i famshem financiar ia rikujtoi edhe nje here qeverise shqiptare ne raportin e dhjetorit se Shqiperia figuron qe nga shkurti 2020 ne listen e padenje gri te GAFI (FATF ne anglisht) , organizata boterore e luftes kundra pastrimit te parave te pista dhe financimit te terrorizmit me qender ne Organizaten per bashkepunim dhe zhvillim ekonomik ne Paris. Mjafton te shohesh kush jane vendet e tjera ne kete liste krahas Shqiperise dhe nje ndjenje pakuptimi te kap ndaj administrates amerikane kur shpalli Berishen non grata dhe le te levadhisin pergjegjesit e futjes se Shqiperise ne kete liste te piste me keto shtete: Shqiperi, Bahamas, Barbade, Botsvana, Kamboxhe, Gana, Xhamajka, Maurice, Mongolia, Myanmar, Nikaragua, Pakistani, Panama, Siria, Uganda, Jemeni, Zimbabve.

Si i pergjigjet Rama rekomandimit te FMN-se qe mos te procedoje ne asnje lloj amnistie fiskale per aq kohe sa figron ne listen gri te Gafi-t? Kryeministri i pergjigjet duke u fshehur pas « njerezve » ne Shqiperi , me pyetjen 5 te formularit, ku ne fakt rekomandon qe te amnistohen emigrantet qe sjellin ne Shqiperi te ardhurat e padeklaruara jashte ! Por nese qenkan te ardhrua te padeklaruara nga Parisi per shembull qe Kryeministri e njeh mire, me cfare syri magjik e sheh ai nese jane te ardhura te kryera nga gra shqiptare ne pune shtepie apo tek Pylli i Bulonjes. Rilindasi duhet ta dije se aminstine fiskale FMN-ja pikerisht nuk e do, per te evituar qe parate e trafiqeve te narkotikeve dhe te prostitucionit qe mund te hyne ne Shqiperi nuk do financojne vetem buxhetin e qeverise por dhe terrorizmin nderkombetar qe me shume se kurre ushqehet nga trafiqet. Pyetja tjeter me te cilen Kryeminstri kerkon te mbushe arken per te paguar PPP-te e miqve te qeverise duke i marre shqiptaret per budallenj eshte eshte ajo mbi kanabisin. Eshte skandaloze kur kujton sesi e deboi Rama asaj kohe « me ceremoni » nje Koço Kokedhima nga PS-ja pse guxoi te parashtronte tezen e prodhimit legal te kanabisit mjekesor. Me 2016, ende ne mandatin e tij te pare , Rama s’e mendonte se nje dite jo te larget do te kishte ai vete nevoje per parate e kanabisit ne menyre legale per te mbushur arken e tij boshe.

U propozoj tani lexuesve te me lejojne ketu me poshte t’u pergjigjem ne vend te tyre pyetjeve te Rames duke « i zberthyer » ato nje me nje. Ftoj po ashtu lexuesin se do e kete me te lehte te zevendesoje fjalen « njerez » me « qeveri ». Pra kur shkruhet njerezit thone apo mendojne, ne realitet eshte qeveria qe e mendon.

Pergjigje per nje formular qe meriton indiference maksimale

1-Ka njerëz që thonë se nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur, duhet të përfitojnë mbrojtje të veçantë sociale nga shteti. Të tjerët thonë se shteti nuk duhet të bëjë diferencime as në këtë rast.Si thoni ju?

Pyetje « tymyese » per te fshehur gjurmet para se te mberrihet tek tre pyetjet e verteta ato 5 dhe 6 per te mbushur arken e shtetit me para te pandershme dhe pyetjen 10 per te skarcuar gjyqtare dhe prokurore ne menyre te paligjshme. Pertej faktit se kjo pyetje e pare synon ta nxjerre qeverine si « humane » qe preokupohet per nenat me shume femije, ajo eshte pyejte e rrezikshme. Menyra sesi eshte formular kjo pyetje,ajo i hap qarte mundesine dhe grave te milionereve shqiptare qe kane tre , kater apo me shume femije qe i rrisin si princa pa patur nevoje qe te punojne, te marrin ndihme sociale nga taksapaguesi shqiptar. Bravo Rama …

2- Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit, duke e dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve. Etj, etj

Qeveria i pergjigjet vete kesaj pyetje ne kuadratin qe pason fill mbrapa ku shkruhet : « Kjo nisme garanton qe autoret ne fjale te marrin denime edhe me te ashpra… » Djalli fshihe ne detaje edhe ne kete pyetje. Rama propozon qe krimit kundra personit t’i dyfishohet denimi heren e dyte. Per shembull, nje person qellon me grusht nje tjeter , i thyen hunden, dhe denohet le ta zeme 6 muaj burg. Rama thote se nese i denuari e perserit te njetin krim nje here te dyte, s’do « haje » me 6 muaj , por nje vit burg. Dalord, po pse ky ashpersim t’i rezervohet vetem krimeve «kundra personit » dhe jo korrupsionit i cili prek me shume qeveritaret apo bizneset ne ujdi me politikanet ? Nje kundra-pyetje mund t’i behet ketu Rames : Ka njerez qe thone se Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin me ata qe abuzojne kur jane ne pushtet dhe per kete te hiqet nga kodi penal cdo parashkrim kohor per krime qe jane kryer nga pozita pushteti. Si mendoni ju zoti Kryeminister ?

3- Ka njerëz që thonë se të punësuarit, që denoncojnë metoda të pagave fiktive nga punëdhënësi duhet të mbrohen nga shteti me dëmshpërblim financiar me largim të padrejtë nga puna, kur denoncimi i tyre vërtetohet, ndërsa punëdhënia në fjalë duhet penalizuar me ashpërsim të masave në fuqi. Etj , etj. Si mendoni ju?

Si ne kohen e regjimit monist Edi Rama kerkon te rilinde refleksin e spiunllikut ndermjet shqiptareve . Qellimi final eshte te fuse sa me shume para ne buxhetin e shtetit . Kjo do te thote se kur Rama premton nje demshperblim per kallxuesit ai genjen sepse qellimi i qeverise eshte te fitoje e jo t’ua riktheje te punesuareve shumat qe qeveria do marre nga punedhenesit. Rama jo vetem qe genjen por ben dhe nje gabim juridik trashanik. Kush garanton qe edhe i punesuari kallzues s’do te perndiqet edhe ai pasi edhe ai duke fshehur sasine e rroges qe ka marre nen dore, ka paguar me pak taksa mbi te ardhurat personale. Po te perndiet vetem punedhenesi dhe jo i punesuari do te ishte nje diskriminim si jo te barabarte para ligjit. Rama te veproje si ne cdo vend te qyteteruar, te egzaminoje me kontrollet e tija nivelin e jeteses se te punesuarve ndaj te cileve ka dyshime se konsumojne me shume se ç’fitojne. Pasi te ndeshkohen ca te tille sa per shembull, shume te tjere do te refuzojne vete te marrin para te padeklaruara nga punedhenesi.

4- Ka njerëz që thonë se ata që kanë fituar statusin e pensionistit, por që vazhdojnë ende të punojnë, nuk duhet të paguajnë kontributet shoqërore. Të tjerë mendojnë se nuk duhet bërë një diferencim i tillë. Si mendoni ju?

Ne kuadratin qe pason pyetjen, qeveria pergjigjet se pensionistet sigurisht nuk duhet te paguajne kontributet shoqërore kur punojne. Kemi te bejme me nje pyejte teper teknike per t’u trajtuar ne kesoj formati, gje qe i jep pyetjes nje ton demagogjik per te joshur elektoratin e moshuar. Nje pensionit nese punon per shembull mes moshes 70 dhe 75 vjeç , ai shpreson po ashtu te marre fale kesaj periudhe shtese pune nje pension me te madh se c’merrte kur doli ne pension. Ne kete rast nuk eshte anormale qe ai te paguaje me rrogen e tij kontribute shoqerore qe do t’i rrisnin pensionin. Po ashtu edhe per kontributet per shendetin, ai duhet ti’ paguaje ne rroge. Kjo sepse kur pensionisti punon ai do lodhet me shume , dhe do te beje me shume vizita te mjeku. Nuk eshte normale qe ai te fitoje para duke punuar por mos te kontribuoje per shendetin e tij qe do demtohet me shume duke punuar sesa duke u shplodhur ne shtepi si pensionist. Nga ana tjeter, pensionisti qe punon nuk duhet te kontribuoje per papunesine, pasi kur te humbase punen ai nuk do te perfitoje nga asistenca e papunesise. Mjaftojne keto pak idera per te treguar sesa delikate eshte te behen keshtu lloj pyetjesh teknike ne forme demagogjie.

5- Ka njerëz që thonë se emigrantëve shqiptarë që duan të depozitojnë në Shqipëri kursimet e tyre, duhet t’u jepet amnisti e plotë. Të tjerë thonë se depozitimet në vendin tonë, të kursimeve të punës në emigracion, nuk duhen inkurajuar përmes amnistisë. Si mendoni ju?

Kjo eshte pyetja kryesore ose me mire kleçka e gjithe ketij pyetesori. Qeverise i duhen parate e emigranteve. Por po ta vini re, Rama qendron enkas konfuz ne pyetje. Ai flet per « kursime te punes ne emigracion » duke heshtur per gjene kryesore : a behet fjala per kursime qe jane te deklaruara ose jo ne vendin prites ? Nese jane te ardhura te deklaruara ne France, Gjermani ,Italia apo edhe ne Singapor, s’ka asnje problem qe emigranti t’i sjelle ato ne Shqiperi edhe pa i marre lejen Rames siç vepron edhe sot. Pra Rama ne pyetjen e tij synon « kursimet » e padeklaruara tek fisku francez, gjerman, italian etj. Pse nuk e thote shkoqur kete Rama ne pyetje. Qeveria kesaj pyetje te cunguar qe ben vete, i pergjigjet po vete ne kuadratin qe pason pyetjen duke inkurajuar qe keto « kursime » qe mesa duket jane te padeklaruara, te vijne ne Shqiperi me garancine se ato do te jene « plotesisht te amnistuara » . Po vetem te ardhurat ilegale kane nevoje te amnistohen. QSeveria ve dy kushte per kete amnisti, te dyja qesharake : 1) mos te jene para te pista. Por si e verteton qeveria kete ? 2) Keto te ardhura te padeklaruara te vijne ne Shqiperi me banke. Po kush eshte ai cmendur qe pasi i ka fshehur shuma fiskut francez, gjerman apo italian te shkoje ne nje banke si cjapi te kasapi dhe t’i dergoje keto shuma ilegale ne Shqiperi ? Rama arkeboshi mund t’i amnistoje fare mire keta emigrante , por a do t’i amnsitonte ata drejtesia franceze, gjermane , italiane apo ajo amerikane ? Kur lexon keshtu pyetjesh, nuk je larg se menduari qe Rama eshte bere si vellai i tij Erdogani I cili kur ndermerr nisma ne ekonomi nuk pranon te keshillohet me eksperte duke e çuar ekonomine turke ne gremine. Shqiperia nuk duhet te imitoje Turqine dhe praktikat e saja anadolloke ne te gjitha kuptimet e fjales

6- Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë se kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?

Fantastike ky kthim i timonit 180 grade nga Timonieri qe dikur zbriti nga anija pasagjerin e pagdhendur Kokedhima kur ky guxoi te leshoje idera te tilla qe do te helmonin rinine sipas Rames asaj kohe. Por tani midis rinise qe edhe po u drogua mendjen per te ikur e ka ne emigracion nga njera ane , dhe arkes boshe te Shtetit ne anen tjeter, duket qarte kepi i Ri qe synon ne horizont Timonieri i Lazaratit. Para disa vitesh ai derdhte aty kolona te blinduara me forca speciale per te çrrenjosur kanabisin, ndersa tani eshte gati t’ u çoje uje « kopshtareve » te Lazaratit qe te mbjellin sa me shume kanabis. Per te vjele, apo per te vjelle ?

7- Ka njerëz që thonë se ashtu si vendet e tjera të Europës, Shqipëria duhet të vendosë me detyrim që qytetarët të paraqesin certifikatën e vaksinimit në të gjitha hapësirat publike të mbyllura dhe në tubime të mëdha. Të tjerë thonë se kjo praktikë nuk duhet të jetë e detyrueshme pasi kufizon liritë dhe të drejtat e njeriut. Si mendoni ju?

Rama po behet vertete i lodhshem me keto pyetje enkas me realitete te cunguara. Norma ne Europe nuk eshte vaksinimi i detyrueshem, por pashaporta sanitare e detyrueshme. Qe do te thote se ligji ne shume vende te Europes imponon testimin dhe jo vaksinimin. Si mund te jesh kaq i pasakte ne kete nivel kaq te larte pergjegjesia siç eshte ai i kryeministrit ?

8-Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të ashpërsojë gjobat dhe masat kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh. Të tjerë thonë se rregullat në fuqi janë të mjaftueshme nëse zbatohet si duhen. Si mendoi ju?

Tete vjet kryeminister tani kujtohet Rama se paska evazion te madh fiskal ne kete vend. Sigurisht qe e dinte dhe asgje domethenese s’ka bere kundra kesaj gangrene, perndyrshe te na jape shifra sic e bejne vendet e zhvilluara qe publikojne statistika sa miliarda kapen cdo vit nga evazioni fiskal. Po atehere perse njofton Rama nje ashpersim te legjislacionit ne kete fushe? Apo mos ndoshta synon te frikesoje ato biznese te medha qe do guxonin te mos sherbenin ne guzhinen elektorale te partise ne fuqi dhe ne emer te popullit do qe t’i demaskoje per evazion fiskal ? Ko nuk quhet lufte por shantazh. Qeveria te jape shifra mbi evazionin fiskal dhe emrat e atyre qe defrehen ne kete sport te rrezikshem

9-Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të tregohet më e ashpër, jo vetëm me subjektet, por edhe me individët që ndotin hapësirën publike. Të tjerë thonë se rregullat aktuale janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?

Fraksioni politik i Bashes qe ndoti hapësirën publike me gaz mbytes eshte subjekt apo jane individe ? Qeveria te mendoje ne rradhe te pare per nje legjislacion te ri qe te rregulloje me ligj divorcet ne parti pasi eshte kjo ndotja kryesore publike per momentin

10- Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar ende vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?

Nese Rama ndermerr kete hap kaq antidemokratik , ku ekgzekutivi nderhyn tek pavaresia e drejtesise dhe Europa e cila per te njejten gje po denon Polonine do te heshtte ne rastin e Shqiperise, atehere ka diçka qe s’do e kuptonim. Nga rreth 800 gjyqtare e prokurore qe ka Shqiperia vetem gjysma jane marre ne pyetje ne kuader te vetingut, jo per faj te tyre, por te pamundesise se organeve te vetingut te punojne me shpejt. Dhe sipas Rames fajin per kete ta mbaje gjyqtari a prokurori qe s’e kane thirrur ende per veting. Enver Hoxha rrotullehet nga xhelozia ne varr kur sheh se paska edhe me antidemokrate se ai. Eshte njesoj sikur te heqesh nga puna nje te pavaksinuar jo per faj te tij por ngaqe s’ka vaksina. Rama thote se « duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin » ; Por kush e vlereson se vendimi i nje gjykatesi eshte ne kundershtim me ligjin ne nje kohe qe eshte vete gjykatesi dhe asnje pushtet tjeter qe e ka tagrin te vendose se cfare eshte apo cfare nuk eshte nje vendim ne perputhje me ligjin? Por edhe sikur vendimi i gjykatesit te ishte sipas Rames « në kundërshtim me ligjin », atehere i bie sesa here qe nje shtetas fiton ne apelim, gjyqtari i shkalles se pare duhet te pezullohet , meqenese ai i shkalles se apelimit e ka lexuar ligjin ndryshe nga ai. Vetem ne sistemin e Rames dhe nga goja e Rames mund te degjosh marrezira te tilla. Kjo tregon dhe njehere sesa i rrezikshem dhe demagogjik eshte ky pyetesor ku shtrohen me dy fjali pyetje qe ne perendim kane merituar teza doktorature dhe nje literature qe as dhjete qeveri Rama ne dhjete dekada nuk mund ta ezaurojne. Se fundmi, kujtuam nje fare kohe se Rama nuk donte te implikohej ne reformen ne drejtesi dhe se kete gje sipas tij ai preferonte t’ ua linte ne dore profesionisteve. Eshte me mire te rrije aty ku eshte. Rama nuk eshte ligjvenes por perfaqesues i egzekutivit. Eshte drejtesia qe mund ta pezulloje ate dhe jo te pezulloje ai drejtesine siç e kerkon ne pyetje. Nese Kryeministri pretendon se ushtron pushtet sipas parimit te ndarjes se pushteteve te beje kujdes me drejtesine dhe te lere ate te pavarur nga nderhyrjet e tija. Apo mos ndoshta Rama u infektua keto dite jo nga varianti afrikanojugor Omikron por nga varianti turk Erdogan. Veshtire megjithate per Ramen te rivalizoje me « vellain » turk qe mban rekordin kur pas puçit arrestoi plot 20 mije vete. Por rekordet jane bere per t’u thyer, ndaj forca Edi, shko dhe arresto gjykates dhe prokurore qe nuk po thirren nga vetingu apo qe japin vendime « ne kundershtim me ligjin » siç pretendon Maliqi…

11- Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE duhet të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut, që vendi ynë të vlerësohet për meritat e veta. Të tjerë thonë që duhet të vazhdojmë të presim Maqedoninë e Veriut. Si mendoni ju?

Cfare ofendimi per intelektin kjo pyetje. Po kush tjeter perveç Edi Rames vendosi vete ta lidhe fatin europian te Shqiperise me Maqedonine e Veriut ? A keni degjuar ndonjehere Ramen qe nga viti i kaluar kur u mesua se Bullgaria vuri veton kundra Maqedonise se Veriut t’u thoshte europianeve morpo ç’pune kemi ne shqiptaret me kete veto bullgare kundra maqedonasve ? A i plotesojme apo jo ne shqiptaret kushtet e Brukselit, kjo eshte pytejta dhe jo pse Bullgaria pengon Maqedonine e Veriut. Nuk la dere pa trokitur Rama qe te bindet Bullgaria te heqe veton ndaj Maqedonise se Veriut. Nuk la interviste Rama pa e njesuar Shqiperine me Maqedonine e Veriut duke i tallur biles europianet me kryevepren e Beketit « Duke pritur Godone » ku dy personazhet qe presin pafundesisht, Vladimiri dhe Estragoni , jane per Ramen pikerisht Maqedonia e Veriut dhe Shqiperia te lidhura si mishi me thoin. Dhe vjen tani ky kryeminister me cinizmin me te plote dhe u thote « njerezve » ore po sikur t’i ndajme keto dy dosje cfare mendimi keni ju ? Jo vetem qe ato duhen ndare se kete dhe nje femije e kupton por perse nuk e keni kerkuar qe me perpara zoti Kryeminister ? Ne nje ndermarrje private, kjo mban emrin gabim profesional dhe do flakeshit per kete nga puna. Mbani pergjegjesine qe ju takon dhe mos ja lini topin ne dere shqiptareve me kete pyetje. Keta duhet te kuptojne nje gje : fakti qe BE-ja e lidhi dosjen e Shqiperise me ate te Maqedonise se Veriut tregon ate qe dukej qarte ne driten e diellit : Shqiperia nuk i ploteson kushtet dhe i vetmi shans per te ishte Maqedonia e Veriut, ne kuptimin qe meqenese po i hapeshin negocjatat Maqedonise se Veriut atehere po behet nje tolerance per Shqiperine. Ama e kunderta nuk este e vertete. Po mos t’i hapen negocjatat Maqedonise se Veriut , Shqiperise nuk I hapen e vetme sepse ajo nuk i ploteson kushtet. Kjo eshte e verteta

12- Ka njerëz që besojnë se krijimi i nismës “Ballkan i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanin Perëndimor është në interes të Shqipërisë. Të tjerë thonë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Si mendoni ju?

Serish nje pyetje enkas e cunguar per te manipuluar opinionin publik. Kur thuhet « Ka njerëz që besojnë se krijimi i nismës “Ballkan i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanin Perëndimor… » termi « vendeve te Ballkanit perendimor » eshte enkas konfuz, pasi vetem tre vende jane te perfshira ne kete nisem, Shqiperi , Serbi , Maqedoni e Veriut. Kosova dhe dy vende te tjera nuk e duan kete nisem. Pra pyetja e sakte do te ishte : « Ka njerëz që besojnë se krijimi i nismës “Ballkan i Hapur” midis Shqipërisë, Serbise dhe Maqedonise se Veriut është në interes të Shqipërisë ». Afermendsh, nese Rama e shtronte pyetjen keshtu njerezit do te pergjigjeshin qe jo vetem nuk ka asnje interes per Shqiperine por s’ka dhe asnje kuptim, sepse midis Serbise dhe Shqiperise nuk ka kufi te perbashket qe te perfitohej nga heqja e doganave ne kuadrin e Ballkanit te Hapur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb