FIER – Më shumë se 100 familje në lagjen “16 Prilli” në qytetin e Fierit, prej më shumë se 1 muaji vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Edhe pse pak kohë më parë në këtë lagje, u shtri rrjetin i ri ujësjellës, gjendja në vend që të përmirësohej është përkeqësuar. Banorët deklarojnë se e vetmja shpresë për furnizim me ujë janë orët e natës, por kjo nuk ndodh gjithmonë.

Furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Fierit, gjithmonë ka qenë një problem konstant për shumë familje në zona të ndryshme.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: