(foto ilustruese) FIER- Arratia për 3 orë e një 15-vjeçare nga fshati Mbrostar Ura ka alarmuar drejtuesit e shkollës dhe familjarët e saj. Pasditen e djeshme, nxënësja e klasës së 9-të i ka marrë leje mësueses që të shkonte në tualet, por nuk është kthyer më në klasë. Largimi pa adresë i nxënëses ka shqetësuar mësuesen, e cila ka njoftuar drejtorinë e shkollës dhe prindërit e saj.

Për zhdukjen e 15-vjeçares nga shkolla është sinjalizuar edhe policia, e cila pas tre orë kërkimesh e ka gjetur atë në një lokal në periferi të qytetit të Fierit në shoqërinë e të dashurit të saj. Dy adoleshentët janë shoqëruar në komisariat dhe më pas janë lënë të lirë.

(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: