Nga AGRON LLUPI*

FIER – 170 “babagjyshë” të vegjël kane pushtuar sot qytetin e fierit duke shpërndarë atmosferën festive të fundvitit. Fëmijët e kopshteve publike dhe të dansit sportiv “Lulëkuqet” kanë nisur festën e tyre me vizita suprizë nëpër institucionet vendore, si në prefekturë, në qarkun e Fierit dhe në bashki, ku kanë dhënë mesazhe për drejtuesit e tyre.

Më pas, të grupuar në sheshin përpara teatrit “Bylis” kanë dhuruar për të gjithë qytetarët një atmosferë festive nën tingujt e muzikës dhe kërcimit. Fëmijët, gjatë vizitës në institucione, kanë marrë dhe dhurata për festat e fundvitit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb