FIER – Një punonjës i Policisë së Shtetit nga fshati Portëz është plagosur me thikë sot nga një bashkëfshatar i tij, ndërsa ka qenë në krye të detyrës. Sipas të dhënave zyrtare mësohet se 47-vjeçari Afrim Allkaj, efektiv policie u plagos nga Ervin Zhylo. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje të çastit, ndërsa sipas bluzave te bardha të spitalit të Fierit, efektivi i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë vetëm pak orë pas ngjarjes, blutë e Fierit kanë mundur të ndalojnë autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje 40-vjeçarin Ervin Zhylo.

Sipas policisë Zhylo është kapur në shtëpinë e motrës së tij në Patos të Vjetër. Materialet ndaj tij i kanë kaluar për veprime të mëtejshme organit të akuzës.

 

(ar.sh/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb