Mungesa e rekomandimit të mjekut për një ndërhyrje emergjente në zemër u bë shkak sipas 47 vjeçarit Dashnor Zoga për vdekjen e bashkëshortes së tij.

15 ditë më parë gruaja e tij, Dallandyshe Zoga ndërroi jetë ndërsa sot i shoqi akuzon mjekët për neglizhencë.

Dashnor Zoga, nga fshati Suk kallëzoi në Prokurorinë e Fierit mjekun kardiolog ku e shoqja kurohej pasi sipas tij, ai nuk e ka klasifikuar si urgjent rastin e saj dhe planifikimi në datën 1 mars për ndërhyrje u bë shkak për vdekjen.

Në një komunikim për News24 mjeku shprehet se ja ka lenë në dorë drejtësisë që të veprojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb