FIER- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sekuestron produkte ushqimore të skaduara pranë spitalit të Fierit. Aksioni i AKU-së mbështetej edhe nga Antikrimi Ekonomik.

Mes produkteve u sekuestruan edhe 50 litra lëngje të skaduara.

Sipas AKU-së këto produkte tregtoheshin nëpër kioska përqark spitalit. Po sipas tyre, aksioni do të vijojë me kontrollin e kioskave përreth shkollave të qytetit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: