FIER

Pas Tiranës dhe Durrësit, ‘Forumi për zgjedhje të lira’, i organizuar nga ‘Grupimi i Qendrës së Djathtë’, është ndalur në qytetin e Fierit.

Aleatët e Partisë Demokratike,kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, kreu i PDK-së Nard Ndoka,kreu i PR-së Famtir Mediu Mediu, kreu i PBDNJ Vangjel Dule dhe kreu i PAA-së Agron Duka, kanë zhvilluar një bashkëbisedim mbi situatën në vend me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë.

Krerët e partive opozitare, me qëndrimin e unifikuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kanë sqaruar arsyet pse kanë ndërmarrë këtë nismë dhe, gjithashtu, kanë njohur mbështetësit e tyre me ‘Platformën për marrëveshje kushtetuese’ me 12 pika të prezantuar pak kohë më parë.

Duke komentuar dy protestat e fundit kombëtare, të zhvilluara nga opozita e bashkuar, ata i kanë bërë apel qytetarëve për vijimin e qëndresës ndaj mazhorancës ilegjitime:

Opozita deklaron se nuk do të lejojë që në 30 qershor të zhvillohen zgjedhje farsë. Sipas saj, zgjedhje të lira dhe të ndershme mund të organizohen dhe garantohen vetëm nga një qeveri Tranzitore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb