Nga: ALFRED GURAJ*
FIER – Monitorim të çerdheve dhe kopshteve me kamera. Kjo është kërkesa e pjesës të më madhe të prindërve të anketuar në Fier, fëmijët e të cilëve frekuentojnë kopshtet publike. Anketa që është zhvilluar 3 javë më parë nxori në pah fenomenin e dhunës psikologjike, si problematike në këto institucione.

Pjesa më e madhe e prindërve në Fier kërkojnë monitorim me kamera të institucioneve të arsimit parashkollor. Kjo ka rezultuar pas një ankete të kryer nga drejtoria rajonale e shëndetit publik në Fier, me pyetësor konfidencial. Anketa e kryer rreth 3 javë në parë ka pasur subjekt të saj 300 prindër, fëmijët e të cilëve ndjekin aktualisht sistemin parashkollor publik e shprehin një shkallë të ulët besimi si dhe janë pro instalimit të kamerave për të monitoruar aktivitetin e fëmijëve dhe edukatorëve.

Qëllimi I studimit ka qenë evidentimi i nevojave që konstatohen nga prindërit, të cilat do I referohen organeve të tjera publike e jopublike për përmirësimin e kushteve në institucionet e arsimit parashkollor.

Debati për monitorimin e çerdheve, kopshteve e shkollave me kamera është bërë edhe më I nxehtë që prej së hënës, pas publikimit të videos në kopshtin jopublik ‘Diren’ në Tiranë, ku 3-vjeçari dhunohej të mënyrë makabre e sistematike nga administratorja e kopshtit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: