“Shqiptarët për shqiptarët” trajtuan historinë e dhimbshme të familjes Çuko, të premten e kaluar në Ferm-Çlirim të Fierit. Familja Çuko, mbijeton duke mbledhur shishe dhe kanaçe nga kazanët e mbeturinave.

Të vegjlit Juliani, Emina dhe Luisi edhe pse janë të shkëlqyer në shkollë, ndihmonin prindërit duke mbledhur nëpër kazanë çfarë të gjejnë. Dy binjaket i luteshin nënës për bukë ndërsa babai i tyre u jepte për të ngrënë ushqime që i gjente duke rrëmuar nëpër kazanët e mbeturinave. Lotët e dy binjakeve të vogla Orgesës dhe Mikaelës përlotën të gjithë shqiptarët.

Erjona, e ëma e binjakeve dëshironte t’i abortonte, për shkak të varfërisë. Erjona tregonte se liste e borxheve nëpër dyqane është kilometrike teksa shprehet se fëmijët i ka rritur me bukë thatë.

Erjona: Kam vuajtur shumë, fëmijët edhe tre ditë pa bukë kanë qëndruar. Kur nuk kisha bukë thatë, u jepja vetëm ujë. E kam pasur shumë të vështirë për ti ushqyer. Komshija bënte buke dhe na i falte. Motra me jepte thesin me miell të ushqeja fëmijët. Një bidon qumësht nuk kam pasur tu jap. I kam rritur me ujë me sheqer, sheqerin e merrja me listë në dyqan. Për tu blerë librat morëm over draft, sot shlyejmë borxhet pasi u blemë fëmijëve rroba dhe libra shkolle. Unë kam punuar pastruese më parë, vëllai më ka vdekur nga leucemia. Kur isha shtatëzanë, doja ti abortoja fëmijët. Më doli vëllai në ëndërr më tha do ti mbash fëmijët. Mora vesh që kisha dy binjakë, qava me të madhe, u bëra me pesë fëmijë. Kemi pasur konflikte me pronat që kemi pasur më parë. Nëse më ndihmoni vetëm për këta fëmijë, një çati në kokë, do mundohem më shumë për këta fëmijë. Nuk dua të vuajnë më jemi në shtëpinë e botës këtu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb