Në qarkun e Fierit vijon puna çdo ditë për pastrimin e kanaleve vaditës dhe kulluese në të gjitha Njësitë Administrative.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla deklaron se ndërsa fermerët punojnë tokën e tyre detyra e institucioneve është të kujdesen që kanalet vaditëse dhe ato kulluese të jenë në shërbim të tyre.

“Detyra jonë është të kujdesemi që kanalet vaditëse dhe ato kulluese të jenë në shërbim të tyre. Miratuam dje në Kuvend ligjin për krijimin e Grupeve Vendore të Veprimit (GVV) që mbështet filozofinë tonë qeverisëse – të bashkimit mes fermerëve, shoqërive bujqësore, blegtorale, të peshkimit etj., që të ndërveprojnë për interesa të përbashkëta bujqësore dhe komunitare”, deklaron Balla.

Sipas Ballës Kuvend dje miratoi ligjin për krijimin e Grupeve Vendore të Veprimit (GVV) që mbështet filozofinë tonë qeverisëse – të bashkimit mes fermerëve, shoqërive bujqësore, blegtorale, të peshkimit etj., që të ndërveprojnë për interesa të përbashkëta bujqësore dhe komunitare

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Ndërsa fermerët punojnë tokat apo kujdesen për të mbjellat detyra jonë është të kujdesemi që kanalet vaditëse dhe ato kulluese të jenë në shërbim të tyre.
Miratuam dje në Kuvend ligjin për krijimin e Grupeve Vendore të Veprimit (GVV) që mbështet filozofinë tonë qeverisëse – të bashkimit mes fermerëve, shoqërive bujqësore, blegtorale, të peshkimit etj., që të ndërveprojnë për interesa të përbashkëta bujqësore dhe komunitare. Një punë tjetër e kryer drejt misionit të zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor dhe rural. Dje në Kuvend, sot në fushë bujqësore.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb