Një 72 vjeçar  ka ndërruar jetë në qytetin e Fierit pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës së tij.

Sipas policise i moshuari dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Fier/Informacion paraprak

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:30, në lagjen “Kastriot” Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. L., 72 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb