FIER- Dy banesa në fshatin Mbrostar Ura në Fier janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave, mësohet se dy banesat, në pronësi të Kadri dhe Sokol Lipës kanë qenë shumë pranë njëra-tjetrës, shkak që ka bërë dhe djegien e tyre.

Burime nga policia e Fierit bënë me dije se nga zjarri nuk ka pasur të lënduar, por fatmirësisht vetëm dëme materiale. Sakaq, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: