Një 47-vjeçar  ka goditur me thikë babain e tij në Fier. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Levan ku 47 vjeçari, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç.

Gazetari Ervis Kuçi bën me dije Deli Vruzhaj dhe Sokol Vruzhaj janë protagonistët e ngjarjes.

 

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) babain e tij, Policia kap dhe shoqëron autorin. Pas marrjes së njoftimit se në Levan kishte ndodhur një konflikt në familje dhe për pasojë djali kishte plagosur babin e tij me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje .

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, shtetasit  S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç.

Shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë në Patos  u arrestua për vjedhje shtetasi Fabion Goxhaj pasi vodhi i maskuar një sasi parash në një biznes dhe u largua, por brenda një kohe të shkurtër, u identifikua dhe u vu në pranga nga Policia.

 

Fier/Informacion paraprak

Vodhi i maskuar një sasi parash në një biznes në Patos dhe u largua, por brenda një kohe të shkurtër, u identifikua dhe u vu në pranga nga Policia.  Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “29 Marsi”, Patos, një shtetas i maskuar kishte marrë një sasi parash në dyqanin e shtetasit K. S dhe ishte larguar, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar  shërbimet e Stacionit të Policisë Patos bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin F. G., 26 vjeç, banues në Patos, (i dënuar me parë për vjedhje).

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: