FIER- Një 15-vjeçar nga Fieri është mbytur ditën e sotme teksa lahej në lumin Vjosë me shokët e tij. Mësohet se viktima Dritan Shametajn është nga fshati Buzëmadh dhe kishte shkruar pranë lumit të Vjosës për t’u larë, por rrjedha e fortë e lumit e ka marrë me vete të riun. Trupi i të riut nuk është nxjerrë ende nga lumi, ndërkohë që daja i tij bën apel në News24 për angazhimin e strukturave në gjetjen e trupit të nipit.

Teki Sinanaj tregon se të afërmit po kërkojnë me mjete rrethanore trupin, pasi nuk ka shkuar palombarë. Madje ai shprehet i gatshëm të paguajë privatisht palumbarët.

“Kërkojmë ndihmën e palombarëve për gjetjen e trupit. Po kërkojmë me mjete rrethanore për gjetjen e trupit. Qeveria të na ndihmojë, do paguajmë për palombarët. Deri tani ka ardhur vetëm një patrullë policie. Nipi u mbyt rreth orës 11:00 të ditës së sotme, ndërsa ishte duke u larë me shokët, e mori rrjedha e lumit”, tregon daja i viktimës.

(b.e/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: