FIER – Mungesa e pagave, si dhe kërcënimet për shkarkim nga puna, i kanë detyruar punëtorët e kompanisë naftë nxjerrëse TransAtlantic Petrolium në Fier, që të ngrihen sërish në protestë.

Dhjetëra punëtorë pretendojë se së shpejti drejtuesit e kompanisë do t’i heqin nga puna pa ndonjë shkak.

Ata kanë përpiluar një letër me kërkesa drejtuar ministrit të Energjitikës Gjiknuri dhe kryeministri Edi Rama. Një prej kërkesave lidhet edhe me njohjen e pronarëve të vërtetë të firmës, në të cilën ata punojnë.

Punonjësit e kompanisë naftë nxjerrëse kërcënojnë se nëse kërkesat e tyre nuk miratohen atëherë ata do të ndalin punën, duke mbyllur vendburimin e naftës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: