FIER- Pylli i Semanit në Fier është përfshirë nga flakët e zjarrit ditën e sotme. Si pasojë e përhapjes me shpejtësi të flakëve, zjarri ka djegur rreth 6 hektarë me pisha.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave.

Ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në zonën e përfshirë nga flakët e zjarrit, por nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb