FIER– Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shefi i rendit në Delvinë, Përparim Bizhga, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër që udhëtonte me të. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Frakullës”.

Mësohet se automjeti tip “Benz” me targa AA 437 EO ka dalë nga rruga duke pësuar disa batime. Si pasojë shefi i rendit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi Elton Xhemali, i cili gjendej në automjet si pasagjer.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë dalja e një prej gomave të automjetit, çka ka çuar në humbjen e kontrollit nga drejtuesi dhe devijimin jashtë rrugës.

 

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb