FIER- Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit, pasi akuzohet për shpërndarje droge. I riu Marjo Sinaj, nga Patosi, është arrestuar në flagrancë teksa mbante me vete disa qese kanabis, të cilat do t’i shiste.

Sipas policisë së Fierit, gjatë ndjekjes nga uniformat blu, i riu e hodhi drogën në rrugë.

Pas kësaj, efektivët kanë ndaluar 22-vjeçarin, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së rrethit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: