FIER

Policia jep detaje të reja nga vdekja e një 45-vjeçari në Fier.

Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, Neritan Goga, është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, në fshatin Sheqishte .

Nga hetimet e para, dyshohet se 45-vjeçari është vetëhelmuar, ndërsa thuhet se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Aktualisht, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 18:40, në fshatin Sheqishte është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, shtetasi N. G., 45 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëhelmuar dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 45-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb