FIER – Pronarë të tokës pranë ish-fabrikës së miellit në lagjen “Apollonia” në qytetin e Fierit, kanë kundërshtuar rinisjen e punimeve për ndërtimin e parkut qendror të qytetit. Ata janë konfrontuar ne disa momente edhe me forcat e policisë.

Pronarët kanë theksuar se janë kundër shpronësimeve që po u bëhen, duke u shprehur se çmimet e qeverisë janë mjaft të ulëta, madje qesharake, dhe për këtë arsye refuzojnë ndërhyrjet në tokën e tyre. Ata shprehen se preferojnë të qëndrojnë pronarë të tokës.

Certifikatën e tokës e kanë marrë nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Gjatë konfrontimit me policinë , një person pretendon se familjari i tyre është shoqëruar për në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë të interesuar pranë Bashkisë Fier, Drejtoresha e Përgjithshme e Legjislacionit, Esmeralda Kapllanaj, ka deklaruar se pronarët nuk dorëzojnë në bashki dokumentet e pronësisë, pasi janë kundër dëmshpërblimit.

Toka në të cilën po punohet aktualisht për ndërtimin e parkut qendror të qytetit të Fierit, zë një sipërfaqe prej 1627 metër katror ndërsa bëhet fjalë për 5 pronarë të cilët e kundërshtojnë dëmshpërblimin për këtë tokë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb