FIER – Qyteti i Fierit është bërë sot, rezidenca e piktorëve më të spikatur shqiptarë. Kolonia e piktorëve “Fieri në telajo” ka nisur rrugëtimin për të përfunduar ditën e shtunë, më 20 dhjetor me çeljen e një ekspozite. Bashkia e qytetit ka njoftuar se qëllimi i kësaj nisme të saj është propagandimi i vlerave kulturore dhe natyrore si dhe i qendrave historike të qytetit e rrethinave, si të Apolonisë, Bylisit, Ardenicës, bregdetit etj. nëpërmjet pikturës.

Artistë nga e gjithë Shqipëria, përfshirë dhe artistë nga Fieri ndodhen në Fier për të realizuar pjesët më të bukura të trevës me anë të ngjyrave dhe emocioneve artistike të vet artistëve. Të gjitha punimet e kryera gjatë 4 ditëve, në mbrëmjen finale do të prezantohen në Galerinë e Artit Fier në një ekspozitë që do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët. Disa prej punimeve më të mira të kësaj akspozite do të mbesin në fondin e Galerisë së Artit Fier.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb