Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, në takimin elektoral në Fier gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Edvar Kodheli, u bëri thirrje qytetarëve që më 14 maj të votojnë kundër regjimit, duke theksuar se ka ardhur koha t’i thonë sot korrupsionit të ‘Rilindjes’.

“Mos ndaloni asnjë minutë, secili nga ju të flasë me qytetarë e familjarë që vota e tyre në kutinë e votimit të jetë për “Bashkë Fitojmë”. Dëgjojmë që thonë Fieri është i majtë, por i menëuar. Jo Fieri nuk është i majtë. Fieri në 14 maj të votojë “Bashkë Fitojmë”.  Janë bërë tendera pa fund për ujësjellësin e Fierit dhe sot vuan për ujë”, ka thënë Kryemadhi gjatë këtij takimi”, ka thënë Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb