GJENEVË- Joseph Blatter, president i FIFA-s nga viti 1998 dhe Michel Platini, president i UEFA-s prej vitit 2007, u pezulluan për një periudhë tetëvjeçare nga çdo lloj aktiviteti që lidhet me futbollin, bëri sot të ditur Gjykata e Brendshme e FIFA-s në vendimin e dhënë për çështjen e pagesave të diskutueshme prej 1,8 milionë euro që rëndon ndaj dy drejtuesve.

Sepp Blatter deklaroi se do ta apelonte në arbitrazh vendimin e FIFA-s, por edhe Platini mund të apelojë para FIFA-s, më pas para Gjykatës së Arbitrazhit të Sportit (KAS). Ndërkaq, kalendari i rekurseve rrezikon të pengojë Platininë të paraqitet për presidencën e FIFA-s deri më 26 shkurt. “Më keq që po vazhdohet të abuzohet me mua”,- thotë Blatter.

Gjykata e Brendshme e FIFA-s vlerësoi se dy zyrtarët kanë abuzuar me postin e tyre. Platini rrezikon një gjobë prej 80 000 frangash zvicerane (74 000 euro), një shumë më e lartë se Blatter, 50 000 franga zvicerane (46 295 euro).

Në qendër të dosjes, ka një derdhje të kontestuar prej 1,8 milionë euro në vitin 2011 nga Blatter tek Platini, pa një kontratë të shkruar, për një çështje konsultimi, që daton në vitin 2002.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: