Në një intervistë për “ La Gazzetta dello Sport”, Joseph Blatter përpiqet të pastroj imazhin e tij, tashmë thuajse i shkatërruar plotësisht pas skandalit në FIFA: “Më kanë pezulluar 90 ditë pa më dëgjuar. Ju sigurojë se 2 milionë frangat e Platinsë janë të ligjshme. Çfarë kemi bërë unë dhe Platini për tu pezulluar përjetësisht? Kemi marrë të gjithë paratë e FIFA-s dhe jemi arratisur? Kemi vrarë dikë? Nuk jam djalli. Besoj tek zoti, nëse zoti ekziston nuk mund të ekzistojë ferri, kështu që as djalli.

2 milionë franga Platinisë? Në fund të 98 Michel më tha se dëshironte të punonte me mua për 1 milionë në vit. Ishte një kontratë orale e vlefshme. Nuk ishte projekti “Gol “për të ndihmuar vendet e varfra, nuk ishte as kalendari internacional, Michel bëri një punë të mirë. Më pas në mënyrë surprizë u zgjodh president i Uefa-s. Më pas un nuk jam shqetësuar për pagesën , por dhashë urdhrin që të paguhej. Kërkesa kalojë në komisionin financiar të kongresit”, saktësojë Blatter duke u përpjekur të dali i “larë” nga e gjithë kjo histori.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb