Nje muaj pasi u “shmang” nga Gjermania, Brazili është rikthyer në krye të klasifikimit mujor të FIFA-s i publikuar të enjten.

Brazili i Neymar gjithashtu ka fituar një pozicion, ndërkohë që Argjentina me ish-shokun e tij të ekipit të Barcelonës, Lionel Messi, kompleton treshen kryesuese.

Polonia është në vendin e 5-të, klasifikimi më i mirë në historinë e saj. Zvicra dhe Polonia kanë përfituar nga rënia e Portugalisë me dy pozicione, duke shkuar në vendin e 6-të. E reja tjetër në Top 10 është Belgjika, që ka fituar një pozicion, duke shkuar në vendin e 9-të.

Klasifikimi i FIFA-s i 10 gushtit 2017 është:
1. Brazili (+1 pozicion)
2. Gjermania (-1)
3. Argjentina (=)
4. Zvicra (+1)
5. Polonia (+1)
6. Portugalia (-2)
7. Kili (=)
8. Kolumbia (=)
9. Belgjika (+1)
10. Franca (-1)

Ndërkohë, klasifikimi i FIFA-s i 6 korrikut 2017 ishte:
1. Gjermania (+2 pozicione)
2. Brazili (-1)
3. Argjentina (-1)
4. Portugalia (+4)
5. Zvicra (+4)
6. Polonia (+4)
7. Kili (-3)
8. Kolumbia (-3)
9. Franca (-3)
10. Belgjika (-3)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: